
Agjencia italiane e lajmeve e quan Prizrenin “Firence e Ballkanit”
E Premte 30 Dhjetor 2016, 22:10
Dritare.net

Prizreni është një mozaik etnish e religjionesh. Në të jetojnë shqiptarë, turq, boshnjakë, goranë e romë; myslimanë, ortodoksë, katolikë e hebrenj.
Ky qytet konsiderohet si trekëndësh fetar. Pak metra larg xhamisë më të vjetër në Kosovë, me minaret më të larta në Ballkan, gjendet kisha ortodokse e jo shumë larg tyre gjendet edhe kisha katolike. Prizreni njihet për zeje të lashta, që funksionojnë që nga viti 1400, shkruan agjencia italiane e lajmeve, transmeton Express. Ai vizitohet nga 100 mijë turistë çdo vit, ka 117 mijë banorë, në mesin e tyre edhe hebrenj.

















