Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

8 këshilla pastrimi që do e bëjnë kuzhinën tuaj të shkëlqejë

8 këshilla pastrimi që do e bëjnë kuzhinën tuaj të

Pastrimi i kuzhinës,  na merr më shumë kohë se e gjithë pjesa tjetër e shtëpisë. Hapësirat midis pllakave, sobës dhe mikrovalës kërkon shumë përkujdes. Gjithashtu e gjithë hapësira e kuzhinës kërkojnë më shumë përkushtim, dhe jemi të sigurt që jeni lodhur me këtë punë. Por dritare.net do ju mësojë disa mënyra të thjeshta që do ju kursejnë kohë.

Sot në këtë artikull dritare.net ju sjell 10 këshillat e çuditshme kur t’i lexoni por të dobishme kur ti provoni.

Një rregull për aspiratorët

Ka dhjetëra mënyra për të pastruar pluhurat nga aspiratorët. Gjithsesi në secilën mënyrë  që juve ju pëlqen ta pastroni, në fund pastroni edhe me një leckë të lagur për të pastruar tërësisht, pluhurin e mbetur.

Alkooli për gotat

Të gjitha vajzave ju ka ndodhur që pasi të keni larë gotat, të vëreni njolla në to. Që të shpëtoni njëherë e mirë nga ky tmerr, përdorni alkool për të larguar njollat dhe do shikoni se vetëm për disa minuta gotat do të shkëlqejnë.

Përdorni letra kuzhine në frigorifer

Edhe larja e frigoriferit është shumë e mërzitshme, por nëse përdorni letrat e kuzhinës, do e keni më të lehtë ta pastroni. Vendosni gjithmonë letra poshtë frutave, shisheve apo çdo produkti që keni në frigorifer, dhe do të shikoni që s’do ketë asnjë njollë.

Si të pastroni mikrovalën

Avulli gjithmonë bën mrekulli në pastrim. Nëse mikrovala juaj është bërë shumë e pisët, vendosni brenda saj një tas me ujë, ndizeni atë normalisht siç e gradoni edhe për ushqime të tjera, dhe ndërkohë që uji do ziejë, avulli do ndihmojë të zbusë njollat që janë brenda mikrovalës. Pasi të hiqni tasin, thjeshtë fshijeni me një leckë të lagur dhe mikrovala do shkëlqejë.

Mielli  heq qafe yndyrat

Njollat e yndyrës janë shumë të vështira për t'u pastruar, veçanërisht nëse sipërfaqja ka nevojë për një pastrim pas shumë  kohësh. Përdorni miellin në këtë rast. Vendosni miell në  vendin ku ka  yndyrë  pastrojeni të gjithën pas 10 minutash.  Kjo metodë funksionon në mënyrë të përkryer për sobën ku gatuani çdo ditë.

Si të largoni erën e keqe nga soba

Zakonisht pllakat sipërfaqësore të sobave, pas yndyrës marrin një aromë shumë të keqe. Ju jeni munduar shumë herë por nuk ja keni dalë? Dritare.net ju sugjeron të shpëtoni nga kjo erë, duke e pastruar për pak minuta vetëm me sodë buke dhe pak ujë.

Një sekret për  shtupat e pastrimit

Nëse ju ka mërzitur materiali i shtupës së blerë për të pastruar dyshemenë, dritare.net ju mëson një sekret. Nëse ju ka mbetur një çorap tek në shtëpi, mos e hidhni poshtë, sepse është zgjidhja e duhur për të pastruar dyshemenë, pa blerë një shtupë të re.  Është shumë mirë  për pastrimin e pluhurit sepse është mikrofibër.

Kafe për aromën e dhomës

Nëse shtëpia ju merr erë të keqe nga kuzhina është shumë e lehtë t’ia dilni për të pasur aromë të freskët. Thjeshtë vendosni një qiri të ndezur në një kavanoz në të cilin do vendosni dhe pak  kafe,  dhe dhoma do të mbushet me aromë kafeje.

Patate, vaj, dhe kripë për të pastruar skarën

Ka një mënyrë të thjeshtë për të pastruar një skarë pa përdorur kimikate të rrezikshme. Mbuloni skarën  me vaj, përhapni dhe pak kripë  dhe lëreni për 10 minuta. Pas kësaj, merrni gjysmën e një patate dhe fshini skarën. Do jetë rezultat që ju s’do ta besoni as vetë. Provoni të gjitha këto këshilla për të jetuar më të lumtura vajza./A.C/dritare.net