Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

6 ushqime të pasura me kalori, që janë shumë të shëndetshme

6 ushqime të pasura me kalori, që janë shumë të
Ushqimet me kalori zakonisht nuk janë të shëndetshme, por dritare.net ju sjell më poshtë 6 ushqime që mund t’i hani pa problem. Kaloritë e tyre nuk janë të dëmshme, por fitimprurëse për trupin.

1. Arrat dhe gjalpi i arrës

smooth peanut butter in dish

Arrat janë të pasura me yndyrë dhe kanë tendencë të jenë të larta në kalori. Por ju nuk duhet të shqetësoheni pasi janë të shëndetshme. Arrat dhe gjalpi i tyre janë të pasura me  proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme. Ato ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.

2. Avokadot

A ripe avocado fruit on a rustic table, closeup, top view

Avokadoja është e lartë në kalori. Yndyrat e saj janë të shëndetshme për zemrën dhe më efektive sesa shumica e frutave. Yndyra në avokados shërben si një "ushqyese përforcuese” që ndihmon trupin të absorbojë lëndë ushqyese të tretshme.

3. Farat Chia

Chia seeds in wooden spoon over bowl, closeup

Farat Chia janë të larta në kalori dhe lëndë ushqyese. Ato janë të larta në fibra, kalcium, proteina, acide yndyrore omega-3 dhe zink. Fara Chia ul presionin e gjakut dhe ka efekte antiinflamatore.

4. Vaji i ullirit

Olives and Olive oil

Vaj ulliri është një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Përfitimet shëndetësore të vajit të ullirit janë të pafundme për shkak të përmbajtjes së lartë të omega-6, omega-3, vitaminës E dhe K. Përmirëson funksionin e trurit dhe menaxhon peshën trupore.

5. Bulmeti

Homemade yogurt or sour cream in a wooden bowl on rustic wooden table top view.

Bulmeti është i pasur me  proteina, kalcium, vitaminë D, kalium dhe "bakteret e mira" që përmirësojnë shëndetin e tretjes. Yndyra e produkteve të bulmetit ndihmon në humbjen e peshës.

6. Çokollata e zezë

pieces of dark chocolate stacked on grunge background

Çokollata e zezë është e mbushur me antioksidantë dhe ushqyes të shëndetshëm. Ajo është e pasur me fibra, hekur, magnez, bakër, dhe disa minerale të tjera. Pra, çokollata e zezë përmirëson trurin, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe përmirëson presionin e gjakut./K.C/dritare.net