Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

5 mënyra si të rrisni vetëbesimin tuaj

5 mënyra si të rrisni vetëbesimin tuaj
Doni të rrisni besimin në vetvete? A ju ka ndodhur që në një moment kur jeni vetëm të demoralizoheni, të ndiheni sikur nuk jeni të plotësuar? Nëse po, kjo do të thotë që keni vetëbesim të ulët.

Dritare.net sjell për ju disa mënyra të thjeshta dhe të lehta për të rritur vetëbesimin tuaj. Lexoni më poshtë:

1. Fokusimi në elementet pozitive të vetes.

Image result for seeing in mirror

Kur të zgjoheni në mëngjes dhe të shkoni para pasqyrës, mos shikoni të metët tuaja. Përqendrohuni në gjërat që ju bëjnë të bukur dhe unik, si ngjyra e lëkurës suaj ose sytë e bukur. Në vend që të fokusoheni në dështimet, bëni një listë të arritjeve tuaja. Dritare.net ju sugjeron t’i praktikoni këto këshilla, sepse ndihmojnë në rritjen e vetëbesimit.

2. Mos flisni me veten për gjëra negative.

Image result for NEGATIVE SELF-TALK

Çfarë e mire mund të vijë nëse i thua vetes, nuk je aq i/e mirë, duke e lëshuar veten poshtë? Nëse e rreh veten mendërisht apo gojarisht, ka shumë shanse të mos ndiheni mirë me veten. Por, kur përdorni vetë-inkurajimin, ju keni më shumë gjasa të rrisni vetëbesimin tuaj.

3. Kuptoni  që ndjenjat nuk janë fakte.

Image result for FEELINGS ARE NOT FACTS, people

Situata të vështira sjellin ndjenja të forta dhe negative. Për shembull nëse para pak kohësh jeni ndarë nga i/e dashura ju ndiheni të padenjë apo të pashpresë. Ju i thoni vetes gjëra të tilla si: "Unë jam i/e shëmtuar", "Askush nuk do të më dashurojë kurrë" ose "Unë jam një rast i pashpresë".

Për të rritur vetëvlerësimin tuaj, dritare.net rekomandon që ju të pranoni se ndjenjat tuaja negative nuk janë e vërteta.

4. Ndërtoni ndjenjën e vetëkontrollit.

Image result for BUILD selfcontrol

Ju duhet të zgjidhni sjellje që përputhen me vlerat dhe besimet tuaja morale, dhe duke u angazhuar me aktivitete të përditshme që nxisin ndjenjës e arritjes. Vetëm kështu rritët vetëvlerësimi juaj.

5. Buzëqeshni gjithmonë.

Related image

Një studim i vitit 1989 nga psikologu Robert Zajonc tregon se njerëzit që buzëqeshin shpesh, ndjehen më të lumtur dhe më të mirë për veten, sesa njerëzit që nuk e bëjnë këtë gjë. Buzëqeshja është një nxitës i shkëlqyer i besimit në vetvete./E.B- dritare.net