Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

5 bimë të egra që mund t’ju vrasin dhe 5 të tjera që mund t’ju shpëtojnë jetën

5 bimë të egra që mund t’ju vrasin dhe 5 të tjera
Shumë njerëz përfundojnë në spitale, vetëm sepse prekin një bimë helmuese. Për të mos rënë viktime e luleve të rrezikshme, dritare.net ju sjell një artikull, i cili do ju ndihmojë të kuptoni kush helmon.  Veç kësaj, dritare.net ju sjell edhe 5 bimët mrekullibërëse. Shikoni më poshtë!

Fillimisht do ju tregojmë 5 bimët që të shpëtojnë jetën.

1. Lule Rafflesia

Lule Rafflesia është lulja më e madhe në botë dhe më e dobishmja, e cila rritet në xhunglat e Azisë Juglindore. Njerëzit e mbledhin dhe e përdorin për shërim pas lindjes, sepse ndalon hemorragjinë e brendshme dhe ndihmon mitrën që të tkurret. Fatkeqësisht, lulja zgjat vetëm disa ditë dhe vetëm 2 lloje nga 13 kanë mbetur, që prej Luftës së Dytë Botërore.

2. Wolffia globosa

Këto janë lule të vogla që mbulojnë sipërfaqet e pellgjeve dhe ka vlera të pabesueshme ushqyese.  Shija e saj është si e lakrës dhe është shumë e pasur me vitamina A, B2, B6 dhe C, dhe përmban vetëm 5% yndyrë.

3. Aloe Vera

Aloe Vera është një bimë e njohur dhe sigurisht ka përfitime të mëdha. Ajo ndihmon në një mori që qetëson acarime dhe zakonisht shëron sëmundjet e lëkurës. Gjithashtu është një antioksidues dhe antibakterial. Maska për fytyrë dhe flokë, janë shumë efektive me këtë lule.

4. Gjembaç demi

Do thoni ju, si një bimë sjell përfitime?  Epo, është e vërtetë. Rrënjët e saj, lulet dhe gjethet e reja mund t’ju shpëtojnë nga uria, pasi janë të ngrënshme. Gjithashtu përdoret për mjekim, për gjakderdhje hemorroide, për shembull.  Është e dobishme edhe për të ndezur zjarr, sepse ndizet lehtë.

5. Bima Pineapple

Kjo bimë siguron nxitje të energjisë përgjatë gjithë ditës dhe është e pasur me vlera ushqimore. Është e ngjashme me kamomilin dhe mund të përdoret për plasaritje të lëkurës.

Tani dritare.net ju tregon 5 bimët më të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Shikojini dhe tregoni kujdes!

1. Kërpudha gjakrrjedhëse

Gjakrrjedhja e kësaj kërpudhe paralajmëron rrezikun që ajo mbart. Gjendet në Europë dhe në Amerikën Veriore. Është e pangrënshme, dhe nëse  e kafshoni, në gojë do keni shije piperi. Nuk ju vret, por do ju shkaktojë vjellje.

2. Kërpudha e kuqe

Kjo kërpudhë duket e bukur, por është e rrezikshme dhe e pangrënshme. Ajo nuk ka asnjë vlerë ushqyese dhe është e thatë.

3. Snakeroot e bardhë

Kjo lule mendohet se është shkaku i vdekjes së nënës së Abraham Lincoln. Është aq shumë toksike sa mund të kalojë nga lopët te njerëzit, me anë të qumështit. Simptomat e helmimit janë brutale, saqë ndonjëherë çojnë edhe në vdekje.

4. Trompat engjëllore

Mbase emri “engjëllore” tingëllon bukur, por pasojat e përdorimit të kësaj lulje janë fatale. Ju mund të pësoni paralizë, halucinacione, ekstazë, madje dhe vdekje. Është një lule që kultivohet në kopshte të shtëpive, prandaj dritare.net ju sugjeron ta hiqni, sepse rrezikoni jetën tuaj.

5. Mana vdekjeprurës

Që nga emri që kanë, kuptohet rreziku që mbart. Mjafton të hash dy prej tyre, dhe rrezikon vdekjen. Prandaj tregoni gjithmonë kujdes./E.B-dritare.net