4 ide si ta përdorni limonin në pastrim

Tashmë që është gati verë, të gjithë amvisat e kanë mendjen të pastrojnë shtëpitë e tyre. Ata rendin pas produkteve kimike të pastrimit, pasi nuk e dinë që ka dhe mënyra tjera natyrale që mund të përdorin në pastrim. Dritare.net vjen me një zgjidhje për ju. Ne sugjerojmë limonin. Limoni është një dezinfektues natyral. Këtu keni 4 ide fantastike si limoni mund t’ju ndihmojë.

1. Dezinfektoni dërrasën e kuzhinës që prisni gjëra.

Është mirë që dërrasa të pastrohet shpesh, si mund ta bëni këtë? Hidhni kripë sipër dërrasës, pastaj ndani një limon në gjysmë dhe fërkojeni duke e rrotulluar limonin në dërrasë. Pasi keni mbaruar këtë proces, lëreni 5 minuta dhe pastaj shpërlajeni.

2. Krijoi një solucion natyral pastrimi.

Me një gotë ujë, një filxhan uthull dhe copëza limoni ju mund të krijoni një solucion pastrues shumë efektiv. Këta tre përbërës natyral, hidhini në një shishe që spërkat dhe lërini për një javë aty. Pas kësaj kohe ju mund të pastroni xhamat, pluhurat dhe çdo gjë tjetër që dëshironi.

LEXO DHE :  Boris Johnson, kryeministri i ri britanik

3. Pastroni mikrovalën.

Pasi ju keni ngrohur spagetit tuaja të preferuara, mikrovala patjetër është bërë me pika salce. Pas tharjes së tyre është shumë i vështirë  pastrimi. Dritare.net e ka gjetur zgjidhjen. Merrni një tas qelqi me ujë dhe fusni në të një gjysmë limoni. Vendoseni në mikrovalë për rreth 1-2 minuta dhe rezultati do të jetë mahnitës. Sepse avulli i limonit hidraton ushqimin e thatë dhe lehtëson pastrimin.

4. Dezinfektoni lavamanin tuaj.

Hidhni kripë dhe limon në lavamanin e kuzhinës tuaj. Limoni jo vetëm pastron papastërtitë, por edhe njollat e lavamanit. Pasi të keni mbaruar lëshojeni ujin dhe freskia do të mbizotërojë./E.B- dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.