
23-vjeçari i vrarë lidhje familjare me viktimat e atentatit të një viti më parë në Elbasan
E Premte 13 Dhjetor 2019, 20:08
Dritare.net

Mësohet se viktima është djali i policit të burgut, Hysni Zylyfi.
Autorët kanë qëlluar në drejtim të makinës ku ndodheshin të rinjtë dhe janë larguar me shpejtësi. Në polici janë shoqëruar dhjetëra persona, si dëshmitarë të ngjarjes.
Mësohet se, viktima ka lidhje familjare me dy persona që ranë pre e atentatit të një viti më parë në Bradashesh të Elbasanit. Në atentatin e një vit më parë humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay./K.C/dritare.net

















