Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 6 qershor 2017

Horoskopi i ditës 6 qershor 2017

Dashi

21.03-20.04

Sharmi, mençuria e optimizmi juaj tërheqin shumë admirues. Nëse keni provuar të hyni në ndonjë shoqëri të caktuar do të merrni shumë ndihmë. Një ekspert i respektueshëm që pëlqen energjinë tuaj pozitive do t’ju prezantojë ose do t’jua shkruaj një referencë. Me ndihmën e tij do të mund të hapni shumë dyer. Përfitoni nga rasti të bashkoheni në ndonjë organizatë prestigjioze profesionale ose të regjistroheni në fakultet.

Demi

21.04-20.05

Mbështetja financiare do të vijë nga një burim që s’e prisnit. Dikush me të cilin keni bashkëpunuar para pak kohësh do të vijë me një shpërblim monetar. Pranojeni këtë dhuratë zemërgjerë: do t’ju ndihmojë të lansoni një biznes apo fushatë reklamuese. Ajo që do të ofroni është solide, por njerëzit duhet ta dinë. Përhapeni fjalën sa më shumë që të jetë e mundur. Rrjetet sociale, televizioni apo radio do t’jua sjellin publicitetin e duhur.

Binjakët

21.05-20.06

E keni një ide të mrekullueshme, por ju mungon ekspertiza për të shkuar tutje. Do të jetë më mirë sikur të bashkoni forcat me një ekspert sezonal. Sado që metodat e tij nuk ju duken adekuate, ky person i kompletuar e di se çfarë po bën. Dëgjoni këshillën e tij dhe mos u tregoni skeptik. Shumicën e këshillave që do të merrni do të përmirësojnë avantazhin tuaj. Nëse ky person nuk kupton diçka të rëndësishme për punën tuaj, tregoni durim dhe shpjegojani. Sapo ta kuptojë këtë, do të tërheqë sugjerimet e veta.

Gaforrja

21.06-20.07

Në vend se të rizbuloni rrotën, shfrytëzoni metoda të besueshme. Do të fitoni shumë përkrahje duke ngritur moralin. Keni inteligjencë të madhe emocionale. Kur e dini sesi t’i motivoni anëtarët e ekipit tuaj do t’ju shpaguhet puna. Një egoist duhet sfiduar derisa një person i turpshëm ka nevojë për inkurajim. Duke e ndryshuar qasjen tuaj për t’u përshtatur në profilin psikologjik të së cilit, do të arrini rezultate të mrekullueshme.

Luani

21.07-20.08

Një ekspert i respektueshëm do të shprehë vlerësimin për punën tuaj. Është e qartë që jeni shumë më të avancuar sesa njerëzit e tjerë të fushës. Nëse keni kërkuar një mundësi për të shpërfaqur talentin tuaj, do ta gjeni mes njerëzve përreth jush, që do të ndihen të lumtur t’ju promovojnë. Për të pasur përkrahës të shumtë, duhet ta dalloni veten nga turmat. Do të jetë mirë të vishni diçka që bie në sy.

Virgjëresha

21.08-20.09

Ju rekomandohet të bëni diçka spontane me partnerin. Keni dashuri të madhe për rutinën familjare. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, ky impuls mund të ndikojë në lidhjet tuaja. Përfitoni nga rasti të futeni në territor të ri. Kërkoni një miku aventurier që t’ju ndihmojë të planifikoni një shëtitje. S’ka rëndësi a vizitoni ndonjë shtet ekzotik apo provoni ndonjë sport ekstrem, e rëndësishme është të lidheni më tepër me partnerin.

Peshorja

21.09-20.10

Një bashkëpunim i papritur do të shërbejë në favorin tuaj. Gjithmonë keni pasur respekt të madh për metodat tradicionale. Duke u bashkuar me një pionier, do të mund të bëni avancime të papritura. Lansoni një blog ose transmetim, sepse do të merrni famë e mirënjohje. Në fillim, do të keni turp të shprehni idetë tuaja në forum publik. Kurdo që keni luhatje të vetëbesimit, ktheni vëmendjen te partneri dhe kërkoni mbështetje. Do të merrni pikërisht atë që ju duhet.

Akrepi

21.10-20.11

Është koha të përditësoni metodat e punës. Nëse keni mungesë të shkathtësive kompjuterike, shkoni në një kurs. Tregoni durim kur ta ekspozoni veten para ideve të reja. Do t’ju duhet kohë për ta kuptuar se çfarë pritet prej jush. Një person miqësor në grupin tuaj do t’ju ofrojë të studioni së bashku. Ai mund t’ju ndihmojë të thyeni disa koncepte të komplikuara. Falë mbështetjes së tij, do të mundë ta keni më lehtë me këtë subjekt. Forconi marrëdhëniet dhe ecni përpara.

Shigjetari

21.11-20.12

Kur i thoni gjërat siç janë, do të tërhiqni shumë vëmendje. Jeni lodhur duke u marrë me një program të dalë mode. Duke propozuar alternativa interesante, do të tërhiqni më shumë audiencë të re. Kjo është shumë e rëndësishme. Shëndeti i organizatës është i rëndësishëm. Ky grup nuk do të mund të funksiononte pa njerëz të rinj. Lini përshtypje tek anëtarët e hapur të ekipit. Qëndrimi juaj do të mund të ndryshojë shumë edhe qasjen e atyre që janë më të vjetër.

Bricjapi

21.12-20.01

Ju rekomandohet t’i bashkoni forcat me një optimist të pamposhtur. Keni tendencë të gjeni zgjidhje edhe për skenarët më të këqij. Kur e keni një partner që ju trajnon të prisni më të mirën, do të ndryshojë fati. Nëse keni kërkuar një vend të ri për të jetuar, miku juaj do t’ju ndihmojë ta gjeni një shtëpi të mrekullueshme me buxhetin që e keni. Do të jetë gjë e mirë, por nuk mund t’i keni të gjitha. E rëndësishme është qetësia.

Ujori

21.01-20.02

Nëse po kërkoni dashurinë, bashkohuni në një shërbim të takimeve online. Postoni një profil intrigues dhe do ta fitoni gjysmën e betejës. Në vend se të jepni një pasqyrë të përgjithshme për atë që pëlqeni, tregohuni më specifik. Përshkruani pse e doni punën e dikujt. Tregohuni të hapur për veten. Disa njerëz do të ndiejnë se është mirë të dalin me ju. Do të jetë mirë të keni opsionin e përzgjedhjes.

Peshqit

21.02-20.03

Keni mundësinë ta ndryshoni sistemin nga brenda. Nëse nuk ju duket e drejtë një politikë pune, flisni tek eprorët. Diskutoni mënyra për të zgjeruar qasjen e njerëzve në burime të rëndësishme. Duke e prezantuar veten si person që mendon thellë dhe dëshiron më të mirën për të gjithë, do të lini përshtypje të mrekullueshme. Mos u befasoni nëse ju vënë në krye të një divizioni të ri. Vigjilenca juaj do t’i impresionojë shumë edhe të tjerët.