Na ndiqni edhe në

Modë

11 mënyra si të pastroni kuzhinën pa nevojën e detergjenteve

11 mënyra si të pastroni kuzhinën pa nevojën e detergjenteve
Kuzhina për shumë femra është ndoshta ambienti më i preferuar në shtëpi, jo vetëm për të pasionuarat pas gatimit, por edhe për ato që shijojnë ushqimin.

Por nëse ekziston diçka që asnjëra nuk pëlqen është pastrimi i rrëmujës dhe pisllëkut që grumbullohet ditë pas dite. E keni parasysh; njollat ​​e yndyrës që ngjiten në tigan, apo në xhamin e sobës, thërrimet që ngecin në thekësin e bukës etj.

Për këtë arsye, Dritare.net ju sjell një listë të dobishëm me disa receta natyrale për të pastruar kuzhinën tuaj. Në këtë mënyrë ju mund t’i përgatitni produktet tuaja të pastrimit në shtëpi dhe të kurseni kështu para dhe kohë.

Detergjent me limon, për pjatalarësen

Nëse doni një mënyrë jo-toksike për të pastruar enët tuaja, atëherë provoni këtë recetë super të thjeshtë dhe të dobishme. Gjithçka ju duhet janë disa limon i prerë në kubikë, ujë, kripë kosher dhe uthull të bardhë.

Uthull e ngrirë me copa limoni, për të larguar erën e keqe

Mbeturinat që ngelin në lavaman krijojnë një aromë vërtetë të pakëndshme, prandaj ngrirja e uthullës me veta limoni, është një mënyrë e jashtëzakonshme për të pasur një kuzhinë të pastër dhe pa aromë të keqe.

Pastroni dërrasën e drurit qër përdorni për prerje, me disa përbërës

Dërrasa e prerjes së perimeve janë vërtetë një nga mjetet më të mira të kuzhinës. Fatmirësisht, ka një mënyrë të lehtë për t'i mbajtur ata të pastër. Me vetëm pak kripë Kosher, sodë buke, limon, uthull dhe ujë, ju mund të keni atë pastruar menjëherë.

Bëjeni tepsinë si të re, përsëri

Ushqimet e pjekura janë fantastike, por kur vjen puna për t’i pastruar enët, është një bezdisje e madhe. Por falë sodës së bukës, e cila duke u përzier më peroksid hidrogjeni, do të keni përsëri një tepsi të re.

Përdorni furçën e gatimit, për të hequr thërrimet që mbeten pas pjekjes së bukës në toster

Nëse je një njeri që të pëlqen të thekësh bukën, me siguri të ka rënë rasti të ndjehesh aromën e djegur të thërrimeve që kanë mbetur nga e thekura e mëparshme. Epo me një furçë të thjeshtë, mund ta pastroni tosterin tuaj.

Si të pastroni tiganin, kur ngjitet

Gjithmonë është një bezdi e madhe kur tigani digjet. Por me vetëm pak uthull, sodë buke, ujë dhe një sfungjer të mirë, nuk do ju duhet ta lini tiganin të zbutet për një kohë të gjatë.

Pastroni yndyrën e ngjitur

Tepsitë janë ideale, kur vjen puna për të gatuar në furrë, ta zëmë lazanja. Por shpesh herë, cepat bëhen me yndyrë e cila duke qenë se është në furrë, piqet dhe bëhet tepër e vështirë për t’u larë. Por duke përdorur ilaçin e enëve dhe një sfungjer të fortë, do ta keni të pastër në pak minuta.

Pastrojini sfungjerët në mikrovalë

Është e urryeshme kur sfungjerët marrin atë erën e tmerrshme. Por, duke e zbutur sfungjerin në ujë me ilaç enësh dhe duke e futur në mikrovalë për 60 sekonda, mund të hiqni erën e keqe. Nuk do ju duhet të shpenzoni para për të blerë të reja.

Si të pastroni xhamin tuaj të furrës

Pastrimi i xhamit të furrës është vërtetë e vështirë, por me pak peroksid hidrogjeni, kombinuar me sodë, do keni rezultate të shkëlqyera.

Përgatitini vetë tabletat e lavastoviljes

Nëse doni një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë për të pastruar enët tuaja pa përbërës toksikë, atëherë kjo është një recetë fantastike! Gjithçka ju duhet është sodë, boraks, kripë Epsom, uthull, vaj esencial limoni. Masën e përgatitur hidheni në enën që formon akullin. Është kaq e lehtë.

Si të pastroni rubinetin e kuzhinë

Rubineti bëhen shumë kollaj pis dhe me njolla, por duke përdorur uthull, nuk do vuani më nga ky shqetësim./d.r-dritare.net