Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10-vjeçari fiton betejën ndaj tumorit në gjak, përmbyll me sukses radioterapinë në QSUT

1786031932_arsi.jpg

10-vjeçari Arsi, i diagnostikuar me limfomë Hodgkin në stadin IV, ka përfunduar me sukses fazën e radioterapisë së konsolidimit.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se trajtimi i vogëlushit në Spitalin Onkologjik në Tiranë u realizua me akseleratorin e tretë linear, në funksion që prej muajit maj 2026, ndërsa së shpejti shërbimit do t’i shtohen edhe akseleratori i katërt linear dhe brakiterapia, duke rritur më tej kapacitetet e trajtimit onkologjik në vend.


Ministrja Evis Sala theksoi se rasti i Arsit është një dëshmi konkrete e funksionimit të Institutit Kombëtar të Tumoreve, përmes koordinimit të strukturave dhe ekipeve të specializuara, nga onkohematologjia pediatrike dhe imazheria, te radioterapia dhe shërbimet e tjera mbështetëse, duke garantuar një qasje të integruar dhe multidisiplinare në trajtimin e pacientëve.

Ajo nënvizoi gjithashtu zgjerimin e aksesit në trajtimin onkologjik përmes funksionimit të pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale, një reformë që po afron shërbimin pranë pacientëve dhe lehtëson aksesin në trajtim, pa qenë e nevojshme që ata të udhëtojnë drejt Tiranës.