

Këto detaje të vogla janë të rëndësishme për ç'do marrëdhënie sepse ato vendosin nëse lidhja juaj funksionon apo do të marrë fund shumë shpejt, ndaj është shumë e rëndësishme që ju mos t'i injoroni.
Në artikull ne do t’ju tregojmë 10 shenjat që do të ndihmojnë për të kuptuar nëse partneri ndien akoma për ty. Mos i injoro:
- Nuk të tregon më dashurinë e tij
Nëse ke vënë re që partneri yt nuk tregon më interes ndaj teje, kjo ndodh sepse ai po përpiqet për dikë tjetër tani. Nëse e kupton këtë mbase është kohë ta lësh pas, sepse dashuria ka mbaruar. Gjëja më e mirë që mund të bësh në këtë situatë është të fokusohesh te vetja jote.
- Gjithmonë mendon për diçka tjetër
Kjo shenjë është shumë e lehtë për t’u kuptuar. Pra nëse ju kuptoni që ai nuk interesohet më për ju, dhe mendja apo sytë e tij janë diku tjetër është koha që të bisedoni dhe të vendosni çfarë duhet të bëni.
- Nuk bisedoni
Nëse partneri juaj nuk i intereson jeta juaj dhe nuk keni asgjë për të folur, duhet t’ju themi që nuk keni më interes për njëri tjetrin. Ju sugjerojmë që të ikni në rrugë të ndryshme.
- Partneri juaj ju fajëson për çdo gjë që ndodh
Nëse partneri yt të fajëson për çdo gjë që ndodh, gjëja më e mirë është që ta lini.
- Nuk e mbështetni më njëri-tjetrin
Parteri yt nuk duron që të të ketë afër në asnjë lloj rrethane, ai është i mërzitur nga ti, sillet keq me ty dhe asgjë që bën nuk është mjaftueshëm për të. Në këtë rast duhet ta lini sepse meritoni më shumë.
- Ka gjithmonë një justifikim për të mos qenë në shtëpi
Është gjithmonë në punë, ka udhëtime, luan lojra, del me shokët dhe kurrë nuk të merr me vete. Në këtë rast ne kemi një lajm për ty. Ai nuk të do më dhe mbase ka një femër tjetër në jetën e tij.
- Nuk je më në planet e partnerit
Nëse ka plane për të ardhmen por ti nuk je pjesë, gjëja më e mirë është t’i japësh fund marrëdhënies.
- Partneri yt nuk të respekton
Nëse ka harruar të gjitha momentet e bukura që keni kaluar bashkë atëherë është më mirë që të ndaheni. Nëse po mundohesh ta rregullosh marrëdhënien është më mirë t’i japësh fund.
- Ai/ajo nuk të jep asnjë shpjegim
Në të tilla situata, partneri nuk të konsideron pjesë e jetës së tij ndaj mendon se nuk është e nevojshme të të japë asnjë shpjegim.
Thjesht nuk i intereson më.
- Urren dhe lëndon veten
Duke të gënjyer, tradhëtuar, duke mos të folur, duke mos të treguar ç'do gjë, po të lëndon dhe po të bën të urresh veten. Në këtë pikë duhet të dish që dashuria ka mbaruar. Lëre dhe fokusohu te vetja jote. E meriton!/dritare.net Përshtati: Jonida Dama

















