Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarr i tmerrshëm në Amazon, ambientalistët fajësojnë njerëzit

Zjarr i tmerrshëm në Amazon, ambientalistët fajësojnë
Pylli më i madh në botë, Amzaon është përfshirë nga flakët prej disa ditësh. Pas djegies së Katedrales së Parisit, kjo është fatkeqësia e dytë që po i ndodh botës, brenda këtij viti.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe mesa duket do të vazhdojnë gjatë, për shkak të vështirësive të mëdha në shuarjen e tyre.

Organizatat dhe studiuesit e mjedisit thonë se zjarri u vendos nga disa grabitës cilët dëshirojnë të pastrojnë dhe shfrytëzojnë tokën.

"Pjesa dërrmuese e këtyre zjarreve janë të ndezura nga njerëzit", tha Christian Poirier, drejtori i programit të organizatës jofitimprurëse Amazon Watch.

Pylli i Amazon prodhon rreth 20% të oksigjenit në botë, dhe është konsideruar si "mushkëria e planetit"./L.F-dritare.net