Zi në futboll/ Ndërron jetë mesfushori shqiptar 33-vjeçar
		                        	E Enjte  11 Tetor 2018, 18:06
		                            
		   	    			Dritare.net
Mesfushori shqiptar, 33-vjeçari Labinot Harbuzi, ka ndërruar jetë ditën e sotme,
Lajmin e ka konfirmuar babai i 33-vjeçarit përmes mediave suedeze.

Sipas po të njëjtave burime, mesfushori ka pësuar një goditje në zemër, në shtëpinë e tij.
Karriera e Harbuzit ishte tepër e pasur, teksa u aktivizua me klube si Fejnord, Ekselsor, Malmo, Genclerbirlig, Nanisaspor, Syrianska dhe së fundi ishte pjesë e Malaka Junajtid.
Ka qenë edhe legjenda e futbollit Zlatan Ibrahimoviç i cili në një intervistë të para disa kohëve kishte folur fjalët më të mira për mikun e tij shqiptar./ I.M-Dritare.net
