Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zhvati biznesmenët, ja si u soll Olesia Duka në gjykatë!

Zhvati biznesmenët, ja si u soll Olesia Duka në gjykatë!
Olesia Duka, stomatologia 38-vjeçare nga Tirana, e cila akuzohet për mashtrim të klientëve dhe biznesmenëve ka dalë sot para gjykatësve në Durrës.

E qetë, e veshur me një xhup të kuq dhe këmbë mbi këmbë, është shfaqur para trupës së gjyqtarëve, në pritje të vendimit.

Nga informacionet e marra në rrugë konfidenciale nga policia rezultonte se shtetasja e lartpërmendur ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë përafërsisht rreth 2 milionë euro, informacione që shërbyen si indicie për regjistrimin e procedimit penal, proaktiv të vitit 2017.

Shtetasja Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga shtetas të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi të mëdha parash me premtimin për t'ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte./L.P./Dritare.net