Zhdukja e dy fëmijëve në Gjermani, ambasada: Ku dyshojmë se ndodhen

 

Dy fëmijë shqiptarë raportohen të jenë zhdukur në Gjermani, që prej ditës së enjte. Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka dhënë informacione për zhdukjen e dy të miturve, pas angazhimit të madh me autoritetet policore gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur Ushtrues detyre i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Gjermani, Armend Zemaj.

Bëhet fjalë për 13-vjeçarin Qendrim Nimonaj dhe 11-vjeçarin Leutrim. Nimonaj, vëllezër me prejardhje nga Kosova të cilët kanë qenë të vendosur me një vendbanim kolektiv në Borsdorf afër Leipzigut.

tex

Sipas njoftimit, në bazë të dhënave që ka ofruar nëna e fëmijëve, ajo është deklaruar se, familja Nimonaj është me përkatësi rome nga komuna e Klinës dhe gjendej si azilkërkues në Gjermani që nga viti 2014.

LEXO DHE :  Ambasada amerikane: Ja si reforma në drejtësi do të sigurojë çdokënd të jetë i barabartë para ligjit

“Falë bashkëpunimit intensiv mes autoriteteve gjermane dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës, si dhe bisedave të vazhdueshme telefonike me nënën e fëmijëve, është arritur tek dyshimi i bazuar për largim të qëllimshëm i cili ka rezultuar me lokalizimin e vendndodhjes së fëmijëve tek një i afërm i familjes (axha i tyre). Duhet theksuar se babai disa ditë me parë ishte riatdhesuar nga autoritetet gjermane për në Kosovë se bashku me 5 fëmijë, përderisa në Gjermani kishte mbetur nëna shtatzënë me tre fëmijë të tjerë, dy nga të cilët ishin larguar në drejtim të panjohur në mëngjesin e ditës së enjte”, thuhet në njoftim./E.B- dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.