Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulohen pjesë të bisedës Palmer-Meta. Ja çfarë thonë!

Zbulohen pjesë të bisedës Palmer-Meta. Ja çfarë
Zëri 1: Alo, Presidenca e Shqipërisë?

Zëri 2: Po ne jemi, ju kush jeni?

Zëri 1: Jam Palmer?

Zëri 2: Po zoti Palmer, unë jam presidenti Meta. Si jeni?

Zëri 1: Mirë jam, po ti si je?

Zëri 2: Mirë shyqyr zotit. Ja një çikë me dhimbje kyçesh se helbete mosha bën të vetën dhe po vjen dimri, por mbahemi.

Zëri 1: E di pse të mora, keni probleme me Kushtetuesen, atë d.m.th gjykatën, aty në Shqipëri.

Zëri 2: E, kemi ca, por ju bëni mirë të shikonit punët tuaja. Unë nuk ju kam marrë në telefon t’iu pyes se ça bëni me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e Presidentit.

Zëri 1: Ore, bën mirë të flasësh pa e ngritur zërin se di të flas edhe ndryshe unë?

Zëri 2: Pse, ça do bësh? Jemi vend sovran ne or zotëri. Se kemi dhe një fjalë të urtë: Miqësia, miqësi, por kuleta të shkojë e të vijë. Që do të thotë se....

Zëri 1: Mos na bëj mësim folklori këtu se jemi Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara. Po të rrimë e dëgjojmë fjalët e urta nga 210 vende që ka bota, i bie të jemi Institut Folklori, prandaj dëgjo këtu....

Zëri 2: Jo, dëgjo ti këtu, se ky vend ka zot, se na e bëtë drejtësinë çorap dhe....

Zëri 1: Ore trangull, kush ju solli çorape ju, se nuk kam informacion...

Zëri 2: Trangull i satëme....

Zëri 1: Dëgjo këtu, se kam ca marinsa aty, ta tregoj unë...

Zëri 2: Ej, avash avash ti, se bëra shaka. Nuk jam presidenti Meta por zëdhënësi i tij Ted Blushi. Unë kujtova se po tallej njeri në telefon. Më falni zoti Palmer, ju kërkoj ndjesë thellësisht....

Zëri 1: Hahahahah. Ta futa. As unë nuk jam Palmeri, por Tak Ngjela. E shikon që e qaj rolin e amerikanëve./dritare.net