

Fillojmë me 4 spiker në vend të një. Po ashtu zhduket vrima për fishën e kufjeve, e cila do të jetë vetëm me hyrjen e karikuesit, që do të përdoret edhe për kufjet.
Falë një algoritmi, aparati do të ketë aftësinë të shmangë zhurmat e ambjentit ku ndodhet folësi. Por kjo jo para vitit 2017.
Do të jetë një telefon i cili nuk do të ketë frikë as pluhurat dhe as ujin, dy thembra të Akilit të modeleve të derisotëm.
Antena nuk do të jetë si deri sot por do të jetë e integruar me trupin dhe jo rreth mbrojtëses si deri më sot.
Versionet mendohet të jenë tre. Një me ekran 4.7 poliç, tjetri 5.5, sa ai i variantit ekzistues iPhone 6+. Ndërsa i treti do të ketë edhe ky ekran 5.5 poliç, por me karakteristikat e një iPadi sa i takon lundrimit në internet, dhe memorje 256 GB me 4 GB Ram.
Varianti i ri do të jetë 16, 64 dhe 256 GB. Pra lamtumirë 128 GB.
Përmirësimi i fundit do të jetë tek bateria e cila mendohet të ketë një jetëgjatësi më të madhe dhe karikim pa pasur nevojë për kavo.
Deri atëhere, mbetet të shohim nëse sa janë publikuar, janë të vërteta./dritare.net

















