Xhufi: Zgjedhjet në Kosovë kanë tronditur Shqipërinë

Profesori Pëllumb Xhufi, i ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV ORA, ka thënë se zgjedhjet në Kosovë, kanë tronditur politikën në Tiranë.

 

Hila: A do ndikojë zgjedhja e Albin kurtit kryeministër, në politikën shqiptare?

Xhufi: Ta zgjeroj kuadrin pak, këto zgjedhje, me sjelljet e të gjitha partive politike, nxjerr fytyrën e shëmtuar të politikës së Tiranës në raport me Kosovën. Dhe kjo ka tronditur opinionin, dhe këtë e ndjejnë edhe pushtetarët, kjo është një tronditje e fuqishme sizmike, që unë mendoj se do të lejë shenjë. Këtu kanë ndodhur hatara gjatë vitit që iku, dalje nga kuvendi, sulme me raketa ndaj institucioneve, hatara, këtu jemi, dhe tani diskutohet se protagonistë të jenë sërish këta, këta që bënë këta hatara./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Çiftet e njohura të ekranit shqiptar, që i bashkon dashuria dhe profesioni!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.