
Vjollca Hoxha: Top Channel, është nr 1. Tv e tjera le të thonë...
Dritare.net

Festa që ka nisur në orën 21:00 po bëhet në një prej clubeve të kryeqytetit. Sigurisht siç edhe pritej, urimin e parë e dha Presidentja Vjollca Hoxha e cila tregoi se prej vitesh shumë njerëz në Top u rritën, u bënë me familje e ajo vetë u bë gjyshe. Më tej Hoxha tha se nuk merret me deklarata shifrash si televizionet e tjera pasi sipas saj për shqiptarët “Top Channel” mbetet i pari.
“Që nga viti 2001 kemi parë djem dhe vajza që janë rritur dhe janë bërë familjare dhe unë jam bërë gjyshe. Jemi krenarë për risitë që kemi sjellë në treg dhe programet e reja që po transmetojmë këtë vit. Ka nga ata televizione që thonë se audienca jonë është 60%, 70%, 80%, por ne jemi ‘dobët’ me matematikën.
Për ne e rëndësishme është që shqiptarët e kanë ende ekranin tonë në telekomandë në numrin 1. Gëzuar ditëlindjen Top Channel!”, deklaroi Vjollca Hoxha. / Revista Who

















