Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Virusi i shkaktuar nga papagalli arsyeja e vdekjes së aktivistit të njohur

Virusi i shkaktuar nga papagalli arsyeja e vdekjes së aktivistit të

Të dielën, me 1 korrik, ka vdekur Bajrush Behrami, njëri ndër organizatorët kryesor të demonstratave të vitit 1981. Behrami vdiq në moshën 62 vjeçare, në Qendrën Klinike Universitare. Por, rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta, pasi flitet se ai ka vdekur nga një infeksion i shkaktuar nga papagalli. Gazeta Express ka folur me vëllanë e të ndjerit, i cili thotë se ka vdekur nga një virus, por nuk jep më shumë detaje, sepse sipas tij, një gjë e tillë duhet të vërtetohet nga mjekët. E në QKUK, drejtorët e klinikave në të cilat i ndjeri ka qenë i shtrirë, nuk japin shumë informata për këtë rast, duke e komplikuar kështu ngjarjen edhe më shumë.

Vëllai i të ndjerit, Hamdi Behrami, thotë se Bajrushi kishte vdekur nga një virus, i cili fillimisht kishte filluar si grip, duke kaluar ndërkohë në një infeksion.në mushkëri. Ai gjithashtu thotë se fakti që Bajrushi ishte i burgosur për shumë vite, i kishte ndikuar edhe në ftohjen dhe sëmundjen e mushkërive, por ai nuk e kishte vërejtur, pasi nuk kishte pasur dhimbje asnjëherë.

Ndërsa një papagall të cilin thuhet se ai vetë e kishte blerë për fëmijët, dyshohet se kishte ndikuar kështu edhe më shumë në infeksionin e mushkërive.

E simptomat që vëllai i të ndjerit tregon se ai i kishte pasur, përkojnë me virusin e shkaktuar nga papagalli, (apo Psitakoza humane, siç njihet ky infeksion), pasi simptomat e psitakozës janë të tilla, fillon si grip, me shfaqjen e temperaturës, dhe dhimbjeve në muskuj. Pas një kohe fillon edhe kolli i thatë, ndërsa fotografimi rëntgenologjik i mushkërive jep pamjen e pneumonisë intersticiale. Ndërsa i pyetur për virusin e papagallit, ai ka thënë se është përfolur për një gjë të tillë, por nuk mund të flasë më shumë pasi nuk është vertetuar ende.

“Është folë për një sëmundje të tillë, por kam pasë mundësi me bisedu me mjekët shumë, e pa e ditë saktë nuk mund të them asgjë”, ka thënë ai, duke treguar gjithashtu se mjeku që ka qenë me Bajrushin gjatë gjithë kohës ka qenë drejtori i klinikës Intensive, Naim Kuqi. “Është një mjek, Naim Kuqi, ai ka qenë afër tij gjithë kohën”, ka thënë Behrami për Gazetën Express./D.M-Dritare.net