
Vikena Kamencia emocionohet dhe përlotet në emision pasi kujton të atin
Dritare.net

“Unë për herë të parë e kam dëgjuar në filmin “Udhëtim në pranverë” kur kam qenë fëmijë. Duke qenë familje këngëtarësh, edhe prindërit e mi sa herë që fillonte ky filmi thoshnin ‘është kënga , prit se është momenti që do këndojë Liljana këtë këngë’. Edhe pse i kishte notat e patetizmit, normalisht për shkak të kohës, edhe atëherë sistemi ishte i tillë në vetvete ajo këngë kishte atë dozën nostalgike të dashur që lidhesh ti direkt me babain. Do ta mbaj me vete baba xhaketën tënde. Sa herë që e diskutoj emocionohem. Gjëja e parë që mendoj është babai im padiskutim”, ka treguar e emocionuar Vikena Kamenica.
Ajo më pas ka interpretuar këngën “Xhaketa e kuqe” në Soiree dhe pasi ka mbaruar është përlotur, sidomos pas fjalëve të kritikut të artit Josif Papagjoni./K.C/dritare.net

















