Vijojnë protestat në Maqedoni: Nuk na duhen BE dhe NATO
E Shtunë 4 Mars 2017, 11:11
Dritare.net
Nuk munguan as prononcimet kundër BE-së dhe NATO-s si dhe kundërshtimi për gjuhën shqipe, ndërsa u kërkua edhe ndërprerja e bisedimeve për emrin.
“Ne e dimë se të gjitha partitë politike janë pajtuar vetëm për çështjen e anëtarësimit në BE dhe NATO, e pranojmë vullnetin e qytetarëve, që votojnë për ato parti, por duhet ta dini një se 25 vite BE dhe NATO na thonë se patjetër duhet ta ndryshojmë emrin që të anëtarësohemi te ata, na duan pa emër dhe identitet. Nuk na duhen”, shprehet protestuesi.
Marshi i protestuesve në Shkup ashtu si edhe ditëve të kaluara edhe sonte filloi para para Qeverisë, ndërsa përfundoi para Kuvendit. U protestua edhe në Manastir, Kumanovë, Shqip, Koçan, Prilep dhe qytete tjera./TVM2