
Video/ Vetëm 5 ditë që kishte shkuar në SHBA, aksidenti i pret ëndrrën në mes 12 vjeçarit
E Enjte 26 Prill 2018, 09:09
Dritare.net

Mediat e huaja theksojnë se djali kishte vetëm 5 ditë që kishte shkuar në Amerikë.
Viktima është 12-vjeçari, Elios Xhemollari dhe u identifikua nga kushëriri i tij në një faqe “GoFundMe” duke kërkuar ndihmë për shpenzimet e varrimit.
“Ndërsa familja e tij po rregullonte dhe po përpiqej të fillonte jetën e tyre këtu, ndodhi një tragjedi. Ai u godit nga një kamion ndërsa ishte me biçikletën e tij në Lanza Avenue në Garfield,” shkruhet ne faqen GoFundMe, ku shtohet me poshtë, “Ne jemi të gjithë të shkatërruar dhe zemërthyer.”
Familja ishte duke bërë përpjekjet për të regjistruar djalin e tyre në shkollë, por ëndrra e tij u pre në mes. V.D/Dritare.net./

















