Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Tenistja tërhiqet nga gara, pasi përjeton sulm në frymëmarrje nga tymi i zjarreve në Australi

Video/ Tenistja tërhiqet nga gara, pasi përjeton sulm në
Tenistja Dalila Jakupovic e Sllovenisë, është detyruar të tërhiqet nga gara në “Australian Open” pasi frymëmarrja e saj është bllokuar nga tymi i zjarreve në Australi, që vijojnë prej javsh.

Dalila Jakupovic ishte duke udhëhequr 6-4 5-6 kundër Zviceranes Stefanie Vogele, por nuk ishte në gjendje ta përfundojë lojën e saj në fund të setit të dytë.

"Ishte shumë e vështirë për mua të merrja frymë gjatë tërë ndeshjes. Pas 20 minutash unë tashmë kisha në vështirësi të madhe," i tha tenistja “CNN”

Tenistja ka thënë se ajo ka përjetuar një sulm astme, edhe pse normalisht nuk vuante nga astma.

"Unë thjesht nuk mund të merrja frymë," tha ajo. "Nuk mund të ecja, kështu që thjesht u shtriva (në dysheme) sepse nuk mund të qëndroja në këmbë drejt.

Pas kësaj unë pata një sulm paniku sepse nuk mund të merrja frymë. Ishte shumë e vështirë, duhet të them. Ishte një nga ndeshjet e mia më të vështira."-ka thënë ajo./ I.M-Dritare.net