Ajo ka shkruar një dedikim të gjatë për emocionet që ka ndjerë atë mbrëmje: Teksa mendoja se si do ta organizoja festën, mendova vitet 70ë, kohë kur dimensioni i vërtetë dhe diversiteti i modës triumfoi, si dhe këngët e atyre viteve. Kam qenë gjithmonë një fanse e madhe e ABBA dhe THE DOORS. Kështu që vendosa të organizoja një festë “discoball` si në vitet 70” në nder të asaj kohe. Kur erdhi dita e madhe, u preka shumë kur pashë të gjithë të ftuarit teksa mbërrinin.
[cycloneslider id="armina"]
Isha e shqetësuar edhe se si do të shkonte festa, ose nëse të ftuarit do të kënaqeshin. Ishte një lehtësim kur pashë se të gjithë erdhën dhe kishin secili një surprizë të bukur për mua. E nisa mbrëmjen duke falenderuar të gjithë miqtë e mi, familjen dhe të fejuarin tim, që ishin atje për mua dhe falënderova Zotin për këtë. Të gjithë po e shijonin festën deri në mesnatë, kur më kërkuan të nxitoja të dilja me ta jashtë.
Në fillim mendova se ishte koha për tortën e ditëlindjes, por ata po flisnin për një surprizë që unë nuk munda ta mendoja, por të gjithë të tjerët e dinin. Zemra ime rrihte me shpejtësi, kur unë fryva qirinjtë dhe thashë një dëshirë në heshtje.
Isha aq e hutuar sa nuk e pashë se ai spektakël i mrekullueshëm fishekzjarresh në qiell ishte për mua. Ose, më mirë të them, nuk munda të besoj se ishte menduar për mua. Zeni, dashuria ime, më përqafoi dhe më uroi ditëlindjen nën atë spektakël fishekzjarresh, me një përqafim të gjatë, të ngrohtë. Unë kurrë nuk do ta harroj atë moment, mbeta pa fjalë. …
Në fund, I falënderova të gjithë dhe sidomos Zotin, jo vetëm për ditëlindjen e dhuratat, por edhe për gjithë dashurinë që kam marrë, të gjithë angazhimin që ndjeva dhe për të gjithë ata që më duan. Mendova se isha me të vërtetë me fat, më shumë se kurrë, sepse kur rritesh dhe bëhesh më e arsyeshme çdo ditë, ti e kupton se janë edhe këto gjëra të vogla që janë për t’u vlerësuar më shumë se çdo gjë tjetër në botë