Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Nëse doni të qeshni, shihni Facebook e Ramës dhe Blushit. Ja si i përcjellin mesazhet!

Video/ Nëse doni të qeshni, shihni Facebook e Ramës dhe Blushit.
Politikanët kanë gjetur një mënyrë interesante për të dhënë mesazhet e tyre, për krizën politike. Kreu i LIBRA Ben Blushi ka shpërndarë një video në Facebook, ku nëpërmjet saj ilustron situatën politike në vend. “Saliri, Deliri dhe Iliri, duke negociuar marrvëshjen”, shkruan Blushi. Në video shihen tre fëmijë, në ndonjë nga vendet e Botës së Tretë, të cilët ndëshkojnë njëri- tjetrin me radhë, duke gjuajtur me shpullë në kokë. Ndërsa në sfond dëgjohen të qeshurat e personave që filmojnë ngjarjen.

Të njëjtën gjë bëri edhe Rama në Facebook, ku shpërndau një video të dy grave nga Kuba. Ato i bënin thirrje Lulzim Bashës të dalë nga çadra. "Lul, dil nga çadra", dëgjohet të thonë gratë duke qeshur./dritare.net