Video/ Kallashnikovë dhe para, dalin pamjet nga superaksioni në Krujë

Policia e Shtetit ka publikuar një video nga operacioni “Filiali”, në Krujë, ku u arrestuan disa persona, për vjedhjen e postës në Krujë.  Sipas policisë, në pranga kanë rënë tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet të theksuar kriminal, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

Të arrestuarve iu sekuestruan, lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

 

Ja pamjet e operacionit “Filiali”, për zbardhjen e vjedhjes së filialit të postës shqiptare në Krujë, nga një grup i strukturuar kriminal.

Sekuestrohen lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin.

Ndalohen tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal dhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

DVP Durrës ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e vjedhjes dhe finalizoi operacionin “Filiali”.

Pas kontrollit në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Policia zhvilloi gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes, një shumë të konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.

Po nga veprimet e kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit dhe të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

Gjithashtu, u bë ndalimi edhe i shtetasve B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve.

Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF.

Vazhdon hetimi për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal.”,– njofton policia./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Hetimi ndaj Trump zbardh prapaskenat: Ja pse u tërhoq kandidatja për ambasadore në Shqipëri!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.