
Video/ Ja momenti kur Fero përfshihet në sherrin masiv!
E Diel 23 Dhjetor 2018, 16:04
Dritare.net

Reperi mjaft i komentuar Fero duket se nuk po gjen qetësi.
Pasi disa muaj më parë atë e kanë rrahur persona të paidentifikuar, ai sërisht është përfshirë në një sherr masiv me grushte e shqelma.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një koncert në Mitrovicë.
“Unë nuk jam vetëm mbreti i qytetit tim, por edhe i tëndit”-ka qenë postimi i Feros, që duket se ka provokuar sherrin.
Menjëherë pas kësaj, mediat raportuan se tre persona e kishin sulmuar në klubin e natës rreth orës 23:30.
Në videon më poshtë mund të shihni momentin kur Fero përfshihet në sherr./ I.M-Dritare.net

















