
Video/ Ja çfarë ndodh pranë shtëpisë së Edi Ramës në Surrel
E Hënë 19 Dhjetor 2016, 17:05
Dritare.net

Video e publikuar nga JOQ tregon se ndërsa një i ri po lëvizte me biçikletë afër Surrelit, ku ndodhet edhe shtëpia e Kryeministrit Edi Ramës, syri i kap gruan e gjorë e cila me mund e djersë shtyn një karrocë.
"Përshëndetje JetaOshQef. Isha duke bërë një tur me biçikletë dhe ja ç'më shohin sytë. Më vjen keq që në një fshat shumë afër Kryeqytetit ekziston akoma kjo traditë ku burrat rrinë duarkryq dhe gratë mbajnë barrën."
Prandaj meshkuj shqiptarë merreni këtë video si mesazh e mos lejoni të marrë vlerë edhe sot poezia e Çajupit-Burrat nën hije lozin e kuvendojnë, pika që s'u bie se nga gratë rrojnë.

















