
Video e sherrit mes Braçes dhe deputetit të PD: Ik se s’më ha…
Dritare.net

Pjesë e debatit
Tabaku: Zoti kryetar kur kërkojnë fjalën anëtarët e komisionit mund të kenë pyetje edhe më të gjata.
Braçe: Jo, pyetje jo. Pyetje të gjata nuk janë komente.
Tabaku: Ashtu siç i kanë pyetjet, nëse s’marrin përgjigje…
Braçe: Zotëria e tha vetë “Ky ishte opinioni im për çfarë tha ministrja”. Më vjen keq. Pse do ta bësh opinionin pyetje. S’ka pikë kuptimi. Ndryshe si bie radha asnjërit në këtë komision.
Shehaj (pa mikrofon, në këmbë): Zoti kryetar jeni të pangopur. Nuk të mjaftuan 27 vjet.
Braçe: Më duhen 38 mln dollarë.
Shehaj: Të duhen 38 mln dollarë ë…I pangopur.
(Shehaj në këmbë dhe i afrohet Braçes”
Braçe: Hajde, hajde (me shenjë që të largohet).
Më pas hyn gardisti, largon Shehaj. Vijojnë replikat në distancë. Shehaj afrohet sërish dhe pas 2 sekondash, Braçe çohet më këmbë dhe i afrohet deputetit të PD-së, duke i thënë disa herë të ikë. Madje dëgjohet edhe një fjalor banal.
Braçe: Ik tani, ik tani! Ik se s’më ha k***. Ik se e mora vesh.
Tabaku: Zoti Braçe…
Braçe: Po ik tani. (Shehajn e tërheq gardisti. Braçen e tërheq deputeti i PS-së Anastas Angjeli)./L.P.

















