Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Djali filmon figurën e veçantë që ecte në ajër: Pashë Jezusin

Video/ Djali filmon figurën e veçantë që ecte në
Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku një i ri nga Kalifornia ka filmuar një figurë që shfaqet në qiell dhe ai nxiton të thërrasë mamanë duke thënë se është Jezusi.

Në video duket një figurë që i përngjante një njeriu por që ecte në ajër.

Pablo Morales pikasi figurën e pazakontë në qiell dhe nxori menjëherë celularin dhe nisi të filmonte siluetën derisa ajo u zhduk fare.

Në video e djali dëgjohet duke thënë: Është Jezu Krishti? Ma shikoje pak atë, është Jezu Krishti..”

Sipas komenteve dhe ato që shkruajnë mediat e huaja kjo video është e çuditshme për vetë faktin se është filmuar pranë një aeroporti dhe kjo do të thotë se asnjë dron apo objekt fluturues nuk lejohet të fluturojë aty pranë./e.k-Dritare.net