Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Aksident i rëndë në Gjermani, humbasin jetën babai shqiptar dhe vajza 4-vjeçare

Video/ Aksident i rëndë në Gjermani, humbasin jetën babai
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku kanë humbur jetën në një aksident të rëndë babë e bijë. Mësohet se babai shqiptar dhe vajza e tij 4-vjeçare kanë humbur jetën gjatë aksidentit të ndodhur në rrugën Dunningenit, ndërkohë që vajza tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Nga mediet vendëse mësohet se, makina tip BMW e kosovarit është përplasur keq me një kamion, duke bërë që të humbasin jetën menjëherë babë e bijë. Ndërkohë nga hetimet e para të policisë është zbuluar se, BMW-ja e kosovarit po parakalonte në korsinë e kundërt, ku u përplas edhe me kamionin./K.C/dritare.net