
Vetëvendosjes i shtohet një deputet nga votat e diasporës
E Martë 5 Nëntor 2019, 22:10
Dritare.net

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë 31, por 32 deputetë në legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Një deputet nga VV, është shtuar pas numërimit të të gjithë votave të diasporës, ku ky subjekt rezulton bindshëm fitues.
Nga numërimi i këtyre votave del që LVV i ka marrë 1154 votash. Pas saj është LDK’ja 395 vota, e PDK’ja 276 vota./ I.M-Dritare.net

















