
Vera Grabocka, zonja e spektaklit ka ditëlindjen
Dritare.net

Vera ka ditëlindjen dhe askush s’di të thotë sa mbush. Mosha e saj ka ngecur në kohë. Ajo ngjan 39, por në fakt kaq vite e më shumë i ka kaluar duke drejtuar spektaklet e mëdha të shqiptarëve. Mosha nuk është çështje për Verën, ajo nuk numëron vitet po punët, është gruaja vullkan e televizionit shqiptar. Lum kush ka punuar me të.
Vera solli për herë të parë fjalën staf dhe qysh atëherë askush nga stafi që krijoi nuk e la kurrë. Sepse është shkolla e vetme e mjeshtërisë televizive. Gruaja, që siç thotë i shoqi, artisti i madh Timo Flloko, nuk gabon kurrë.
Çdo njeri që ka punuar, punon me të i është vetë mirënjohës. Siç janë miliona shqiptarë që gjetën të bukurën në spektaklet madhështorë “made in Grabocka”.
Nëse Tirana do të kishte një trotuar yjesh apo një Madam Tussaud, Vera Grabocka do ishte e para, sepse na mësoi të bukurën, na dhuroi ëndrrën, duke u bërë vetë ëndrra e çdo njeriu që do të bëjë televizion. Dritare.net e uron edhe 100 Madame Grabocka, të duam shumë!/dritare.net https://youtu.be/YVlNtcZZuKQ

















