
Vendimi i KE për Konferencën e Donatorëve, Rama: Lajm i shumëdëshiruar!
Dritare.net

Rama shkruan se mbajtja e premtimit nga liderët europianë, e mbush me optimizëm, për të dalë të gjithë të fortë nga tragjedia e tërmetit.
"Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE ??
Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin?", shkruan Rama./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157245721736523/?type=3&theater

















