
Vendi pushtohet nga shiu, ja si do të jetë moti sot!
E Diel 17 Nëntor 2019, 07:07
Dritare.net

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, Lumi Buna, ka filluar rritjen e nivelit që prej datës 03.11.2019 duke iu afruar nivelit kritik përgjatë kësaj fundjave. Sipas parashikimeve nuk do ketë dalje nga shtrati të lumit Buna. Përgjatë fillimit të javës së ardhshme tendenca e niveleve është me drejtim rënie dhe nuk presim probleme të rëndësishme nga këto prurje në zonën e NënShkodrës. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 20 °C
në vendet e ulëta: 14 / 21 °C
në vendet malore: 6 / 13 °C/K.C/dritare.net

















