Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdes  “princesha” naziste, Gudrun Burwitz

Vdes  “princesha” naziste, Gudrun Burwitz
Ka ndërruar jetë dy ditë më parë, “princesha” naziste, vajza arkitekti Heinrich Himmler, Gudrun Burwitz. Burwitz ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, pa hequr dorë nga nazizmi.

Vajza e naziste e arkitektit të Holokaustit Heinrich Himmler ka vdekur në Gjermani, në moshën 88 vjeçare. Gudrun Burwitz, ndihmoi oficerët e kampit të përqendrimit nazist t’i  shpëtonin drejtësisë.

Mbështetësit dhe kritikët e quanin Burwitz princesha naziste, e cila mbeti e papenduar dhe besnike ndaj babait të saj deri në fund. Edhe pse ka vizituar një kamp përqendrim ka mohuar ekzistencën e Holokaustit dhe në vitet e fundit ka ndihmuar me para dhe mbështetje ish-nazistët e dënuar dhe të dyshuar për krime lufte. Në momentin e lindjes së saj në 1929 i ati po konsolidonte pushtetin e tij si lider i trupave elitë paramilitare naziste të njohur si SS.

Image result for gudrun burwitz die

Ajo dhe mamaja e saj u arrestuan nga SHBA pas luftës dhe dëshmuan në gjyqet e Nurembergut. Ato u liruan në vitin 1946. Burwitz ka qenë një simpatizonte e zjarrtë e nazizmin, deri në vdekjen e saj./ K.C/dritare.net