Futbollisti shqiptar që prej vitesh ishte shpërngulur në Itali, Aldi Cala, është gjetur i vdekur në dhomën e tij të gjumit nga prindërit. Mediet italiane raportojnë se një natë më parë ai kishte kaluar natën me shokët. Ndonëse prindërit e kanë dërguar atë me urgjencë në spital, ishte shumë vonë për ta mbajtur në jetë. Mendohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. 24-vjeçari, ka qenë pjesë e skuadrës Folgor Marlia./L.F-dritare.net
