Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vasilika Hysi dhe Albana Vokshi debatojnë ashpër te Qytet Studenti, banorët: Latë nam!

Vasilika Hysi dhe Albana Vokshi debatojnë ashpër te Qytet Studenti,
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi shkoi mbrëmjen e sotme te godina 15 në Qytet Student, për të inspektuar godinat nëse janë dëmtuar nga tërmeti, dhe banorët e prekur në këtë zonë.

Por në atë kohë, në Qytet Student shkoi edhe ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi dhe të dyja kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën.

Në një moment, Hysi po fliste, ndërhyri edhe Vokshi, por deputetja e PS iu kthye asaj duke thënë se kishte 4 ditë që rrinte në Thumanë, ndërsa sipas saj Vokshi qëndroi në gjumë.

E ndërkohë, mes debatit të Hysit dhe Vokshit kanë ndërhyrë edhe banorët, duke  u thënë të mos bëjnë politikë me hallet e tyre dhe se lanë nam me këtë sjellje./K.C/dritare.net