
Vajza e Toto Riinës, hap restorant në Paris me emrin ‘Corleone’
Dritare.net

Restoranti ka specialitet kuzhinën italiane-siciliane.
Lucia Riina, themeluesja e restorantit, është vajza e vogël e “bosit të bosëve” Salvatore Toto Riina.
Salvatore Riina, ishte një kriminel i njohur , i cili jo vetëm vrau kundërshtarët e tij kriminel në vitet ’80 dhe ’90, por dhe ka vrarë shumë prokurorë, gazetarë dhe gjyqtarë.
Ai është përgjegjës për vdekjen e qindra njerëzve, dhe ishte dënuar 26 herë me burgim të përjetshëm.
Toto Riina vdiq nga kanceri në vitin 2017.
Lajmi i hapjes së restorantit nga e bija, solli shumë kritika dhe reagime në Itali.
Ditën e djeshme, agjencia Siciliane e taksave i ka kërkuar familjes Riina për të paguar 2 milionë euro, pagesën e mbajtjes së tij në burg për 24 vjet, derisa vdiq.
Pak kohë para vdekjes së Toto-s, edhe një nga vajzat e familjes Riina kishte hapur një dyqan online, por nuk ia doli ta mbante pasi shumë shpejt doli në mediat italiane./E.B-dritare.net

















