
Ushqimet e pasura me sulfur që kurojnë problemet e mëlçisë
Dritare.net

Një nga produktet natyrale me më shumë vlera medicinale, siç është hudhra, përmban një përbërës aktiv me bazë sulfurin, i quajtur allicin, që ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Ky përbërës ndihmon në eliminimin e mërkurit nga trupi, si dhe disa aditivëve të caktuar të ushqimeve.
Qepa, qepujkat dhe preshi
Ngjashëm me hudhrën, edhe këto bimë bulbore të familjes së qepës përmbajnë përbërës me bazë sulfurin që ndihmojnë mëlçinë në prodhimin e glutationes, përbërësi në çdo qelizë të trupit që neutralizon radikalet e lira.
Vezët
Vezët sigurojnë sasinë më të lartë të proteinave të cilësisë së lartë, si dhe përmbajnë të 8 aminoacidet esenciale dhe lëndën ushqyese të rëndësishme si choline. Këto aminoacide janë të nevojshme për procesin e detoksifikimit të mëlçisë. Choline, një enzimë e nevojshme për metabolizmin, gjendet tek e verdha e vezës dhe mbron mëlçinë nga një sërë substancash toksike, ndërkohë që detoksifikon metalet e rënda.
Argjinare
Dy substanca të gjendura tek angjinaret, si cynarin dhe silymarin, mund të ushqejnë mëlçinë, rrisin prodhimin e biles dhe parandalojnë formimin e gurëve në tëmth.
Kërpudhat medicinale
Kërpudhat janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese që forcojnë sistemin imunitar. Ato përmbajnë një antioksidues të fuqishëm, të quajtur L-ergothioneine, që neutralizon radikalet e lira. Kërpudhat janë gjithashtu të pasura në vitaminë D./gazetashendeti

















