

Urime për Vitin e Ri 2018
Të dashur shokë e shoqe veteranë, miq e dashamirës shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë, ju uroj me gjithë zemër “Gëzuar Vitin e Ri 2018”.
Qoftë një Vit i mbarë për të gjithë ju, familjet e fëmijët tuaj.
Qoftë një Vit më i mirë për Shqipërinë tonë, më i qetë, pa konflikte, më i sigurt për qytetarët në Atdheun e tyre, për të rinjtë e të rejat dhe të ardhmen e jetës së tyre.
Dëshira dhe urimi i të gjithë neve, shqiptarëve, është që Kombi Shqiptar, me historinë e kulturën e tij mijëra vjeçare, në kontinentin e Evropës, të fitojë dinjitetin e dikurshëm, të kohës së luftrave të vjetra, të 5-6 shekujve më parë të Skënderbeut dhe ato të mëvonshme, të Rilindasve tanë e deri në luftën e fundit Nacionalçlirimtare të partizanëve dhe patriotëve për Lirinë, Pavarësinë dhe Unitetin Kombëtar të shqiptarëve.
Në sajë të këtyre luftrave, “me pushkë e penë”, me trimërinë dhe mençurinë e bijve të shquar të Kombit tonë, si dhe të gjuhës së përbashkët shqipe, që ruajtën e bashkuan shqiptarët gjatë shekujve, në hapësirën e tyre Iliro-Arbërore, bënë që Kombi ynë i vogël të mos shuhet, të mbetet i gjallë, në këmbë dhe vital.
I tillë do të mbetet edhe në të Ardhmen.
Nexhmije Hoxha,
27 dhjetor 2018/Dritare.net

















