Na ndiqni edhe në

Arkiv

Uilliam nuk e mbështet xhaxhain, ai vendosi largimin nga jeta publike të princit Andrew

Uilliam nuk e mbështet xhaxhain, ai vendosi largimin nga jeta publike
Duka i Kembrixhit nuk është fans i madh i princit Andrew, u raportua sot, në mes të pretendimeve që ai i hodhi hi syve mbretëreshës duke mos e paralajmëruar se xhaxhai i tij ishte gati të diskutonte skandalin në një intervistë për BBC.

Por Andrew dhe Mbretëresha patën një bisedë nënë e bir, në të cilën princi i bëri të ditur asaj se në intervistë do të fliste për marrëdhënien e tij me pedofilin Jeffrey Epstein, por pa hyrë në detaje, tha një burim mbretëror.

Duka i Kembrixhit nuk ishte i kënaqur me sjelljen e xhaxhait  dhe vendosi largimin e tij nga jeta publike.

Uilliam ishte ai që i mbushi mendjen mbretëreshës Elizabet dhe princit Charles për ta larguar Andrew-n nga jeta publike./K.C/dritare.net