
Tre piktorët e mëdhenj shqiptarë, sipas blogeres angleze
Dritare.net

Gjithmonë kam pasur interes për artin. Pavarësisht nëse marr një penë dhe bëj një zbukurim vetë apo shikoj krijimet e të tjerëve, kënaqësia estetike ka qenë gjithmonë pjesë e jetës time. Unë nuk jam një tifoze e artit dhe analiza ime e punës se artit, shkon deri aty ku unë dua të shkojë, por kjo nuk do të thotë që nuk arrij të njoh çdo kryevepër që shoh.
Deri më tani, njohja ime për artin shqiptar shtrihet tek disa artistë të grafiteve dhe ajo çfarë unë shoh në galeritë e ndryshme të artit pranë shtëpisë time.
Isha e sigurt se duke qenë se Shqipëria është një vend i ndërtuar mbi ndikimin e shumë kulturave të ndryshme, arti shqiptar do të kishte diçka vërtet unike për të ofruar. Këtu janë disa nga zbulimet e mia.
Vangjush Mio 1891-1957
Mio u lind në Korçë në vitin 1891. Një piktor impresionist, vëllai i tij Sokrat Mio ishte drejtor dhe aktor i mirënjohur. Më 1908, Mio, u transferua në Bukuresht të Rumanisë, ku u bë anëtar aktiv i Kolonisë Artistike Shqiptare dhe filloi studimet e tij në Artet e Bukura në Universitetin Kombëtar të Arteve.
Gjatë viteve në vazhdim, ai u zhvendos midis Italisë dhe Shqipërisë, duke mësuar aftësitë e tij dhe duke mësuar të tjerët. Ai shfaqi veprat e tij në shumë ekspozita të shquara. Mio u nderua si piktori i parë impresionist në Shqipëri dhe ai është i njohur për pamjet e pabesueshme të peizazheve. Ai pikturonte vende të tilla si Korça dhe Pogradeci, por ai është gjithashtu i njohur për pamjet e Tiranës, Elbasanit, Beratit dhe Gjirokastrës.
Përveç aftësive në peizazhet e vendeve, ai gjithashtu kishte talent edhe për portrete, dhe u emërua dizajnator në teatrin e Korçës.
Gjatë 40 viteve, ai bëri rreth 400 vizatime dhe 130 piktura, 60 prej të cilave janë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Fjalët e tij të tjera të shprehura në pikturë, mund t’i shikoni në Muzeun Vangjush Mio.
Andrea Kushi 1884-1959
Andera Kushi ka lindur në vitin 1885 në Shkodër. Kushi kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij duke u frymëzuar nga veprat e piktorit të famshëm shqiptar Kole Idromeno. Më pas ai vazhdoi të studionte Artin e Bukur në Beograd, midis viteve 1912 dhe 1914, por mësimet e tij u ndërprenë nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore.
Pas përfundimit të luftës, ai u kthye në Serbi për të vazhduar studimet e tij dhe u diplomua në vitin 1920. Ai u bë mësues i arteve të bukura në Elbasan, para se të fillonte shkollën e artit në Tiranë. Fokusi kryesor i punës së tij ishin portretet dhe peizazhet. Disa nga pikturat e tij më të famshme ishin Portret Vazje dhe Bariu me Shkop. Veprat e tij gjenden në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative në Tiranë dhe galeritë e arteve në Elbasan dhe Shkodër.
Ibrahim Kodra 1918-2006
Ibrahim Kodra lindi në Ishëm në vitin 1918 dhe mori klasat e artit nga Odhise Paskali gjatë vitit 1929. Gjatë kohës së studimeve një nga vizatimet e tij kapi syrin e mbretëreshës Geraldinës të Shqipërisë dhe vuri në lëvizje një sërë ngjarjesh që ndryshuan jetën e tij.
Ai përfundoi në Itali duke studiuar artet e bukura me bursën e dhënë nga Mbretëria Shqiptare, dhe më pas mori një bursë të dytë nga qeveria italiane dhe shkoi për të studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras në Milano.
Kodra u zhvendos në të njëjtat vende si Picasso dhe madje ekspozoi me Matisse, Modigliani, Rouault dhe Dufy. Ai u nderua me Urdhrin e Nderit të Kombit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në vitin 1996./dritare.net

















