Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Tranvestiti shqiptar akuzon boksierin për përdhunim, zbulohet e vërteta me anë të mesazheve

Tranvestiti shqiptar akuzon boksierin për përdhunim, zbulohet e

Kujtim Shehu është tranvestiti shqiptar që u shndërruar në Edona James, mirëpo tashmë është futur në problem të mëdha.

Elona ka dalë këtë të hënë në një sallë gjyqi në Gjermani, pasi gënjeu që e kishte përdhunuar një boksier.

30-vjeçarja u arrestua në gjyq pasi kishte kontaktuar me një nga dëshmitarët përmes mesazheve ku tregonte të vërtetën.

Edona u kyç në një prej qelive të gjykatës, pas akuzave për mashtrim, përpjekje për ndikim tek dëshmitarët, prostitucion dhe dëmtime trupore.

Situata:

Edona punonte në një bordello në Mynih ku u njoh me një boksier. Ajo ka treguar se shkonte në të shkonte tek shtëpia e tij në këmbim të 300 eurove.

Ajo e akuzoi për përdhunim boksierin i cili thoshte se Elona e kishte dhunuar. Çështja përfundoi në gjykatë.

Pasi përfundoi në qeli, ajo mes lotëve pranoi se kishte gënjyer dhe se nuk kishte pasur përdhunim. Prokuroria kërkoi menjëherë dy vite burg.

Por, gjykatësja e dënoi me dy vite shërbim prove. Edona do i paguajë 8 mijë euro boksierit Michael P.

Pas vendimit ajo tha se është e lumtur dhe se pranon gabimin e madh që ka bërë.