

Nëse dëshironi, mund të shtoni në fund rrush të thatë dhe fara pishe, por duhet të eliminoni aromën e limonit.
[row][double_paragraph]
Përbërësit:
5 mollë të verdha
270 g miell të tipit 00
225g sheqer kokërr
3 vezë të mesme
100 ml qumësht të freskët me yndyrë
Lëkurë limoni të grirë
2 lugë çaji maja për ëmbëlsira
[/double_paragraph][double_paragraph]
Për dekorim:
Sheqer kane
Për tavën:
Pak gjalpë
Pak miell [/double_paragraph] [/row]
Qëroni mollët, pritini në feta të holla. Vendosini në një enë dhe spërkateni me lëng limoni, por përpara grijeni me rende lëkurën. Thyeni vezët në një enë tjetër, shtojini sheqerin dhe rrihini derisa masa të fryhet dhe bëhet shkumë (rreth 10 minuta). Shtoni miellin e situr së bashku me majanë.
Alternojeni hedhjen e miellit me qumësht, përziejini mirë dhe shtoni lëkurën e limonit për aromë. Shtoni në fund dy të tretën e mollëve të prera në feta, përziejini dhe
hidheni në një tepsi në formë rrethi që i hapën anët, e cila duhet lyer me gjalpë dhe miell paraprakisht. Nivelojeni mirë dhe vendosni në të gjithë sipërfaqen e saj pjesën tjetër të mbetur të fetave të mollëve. Spërkateni sipërfaqen me sheqer kane dhe
futeni në furrë në 180 gradë për rreth 35-40 minuta. Kur të marrë ngjyrë të artë dhe pjesa e brendshme të jetë e thatë, (provojeni duke i ngulur thikën brenda tortës), mund ta hiqni nga furra. Lëreni të ftohet, hidhini pak sheqer pluhur sipër dhe tani është gati për tu shërbyer.
Ju bëftë mirë!

















