Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tonelata drogë në Vlorë, arrestohen dy policë dhe kryeplaku i fshatit

Tonelata drogë në Vlorë, arrestohen dy policë dhe kryeplaku
Policia ka nisur një operacion të madh në të gjithë vendin, për asgjesimin e kanabisit. Operacioni është shtrirë në disa qytet, Përmet, Vlorë dhe Kavajë. Një sasi e madhe droge prej 15 tonë është sekuestrur në Vlorë, ndërsa dy efektivë policie dhe kryeplaku i fshatit Llakatund janë arrestuar. Policia ka dhënë detajet nga ky operacion.

Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie, kryesisht efektivët e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-n e Fierit, dhe Specialistë të SH.Ç.B.A-së. Nga kontrolli i ushtruar në 3 banesa, shërbimet e policisë kanë konstatuar sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike nëpër dhoma, në formë presimi dhe çokollate, të ndara nëpër pako dhe thasë plastikë të zinj.

Është konstatuar një bazë e gjerë materiale si; 3- presa, sita, përbërës kimikë, vaj hashashi etj,,, të cilat shërbenin jo vetëm për presimin e lëndës narkotike por edhe të përpunimit të saj me përbërës kimikë duke i dhënë formën e çokollatës etj. Janë sekuestruar 5 armë zjarri Automatik Kallashnikov. Janë bllokuar dhe sekuestruar 4 automjete: ML-Benz, Mitsubishi, Jeep dhe Furgon.

Gjatë operacionit është zbuluar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike në oborrin e banesës të një punonjësi policie, konkretisht: Në banesën e Inspektorit të Policisë Lirim Lamaj, në oborr u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 270 bimë të mbjella, të dyshuara si Cannabis Sattiva. Nga hetimet e menjëhershme intensive, në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar dhjetëra persona, prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë 9 prej tyre, si autorë të dyshuar përgjegjës dhe të implikuar në këtë veprimtari, si më poshtë:

1- Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal.

2- Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3- Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

4- Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

5- Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

6- Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. (Babë e birë, të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A).

7- Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (I’u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij).

8- Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

9- Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë. (Babë e birë, i’u është gjetur një pjesë e lëndës narkotike në banesën e tyre në fshatin Drithas).

Vijojnë veprimet proceduriale në lidhje me peshimin e lëndës narkotike deri në përcaktimin e saktë të peshës së saj. Operacioni vazhdon dokumentimin e plotë ligjorë…