
Tiranë/ Në 12 orë, policia pezullon 32 patenta dhe vendos në pranga 6 shoferë
Dritare.net

Gjithashtu polica bën të ditur se ka gjobitur 136 shoferë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
“Policia Rrugore e Tiranës kontrolle të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës.
Gjatë 12 orëve të fundit janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mg/l – 1.08 mg/l.
Gjithashtu nga kontrollet : Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.
Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”, shkruhej në njoftimin e Policisë./E.B-dritare.net

















