

Alternativa e Republikës së Re të Molotovit, që me zell dhe pasionin piromanësh u rrëshqisnin buzëqeshje të athëta në fytyrë pas flakërimës që përfshinin dyert e institucioneve kur qëlloheshin me kapsolla, fishekzjarrë, molotov, e çdo inerte të mundshme; e kanë të qartë misionin i cili formësohet nga 'vizioni', për ta bërë Shqipërinë si ajo, familja natyrale, ëndrra e panegociueshme e shqiptarëve për të qenë si gjithë Evropa.
Por Evropën, ish-ministri i Brendshëm i 21 Janarit, lideri i sotëm i opozitës, këngëtari i Himnit me stonatura solide dhe i preferuari i 'Bacës', duket se nuk e njohka aspak në formën, përmbajtjen dhe atë çka ajo përfaqëson. Thënë kjo, aspak për faktin që protestat janë vijuese dhe "të fuqishme" (për shkak të bombave), sepse protestat nuk përbëjnë asgjë të mëkatshme në demokraci, zjarrvënia, PO!
Me zjarrvenie vijëzon dëshirat, pasionet ndjellakeqe, 'pengjet' që thërrasin nga e djeshmja e të çukisin të sotmen, duke ta vështirësuar rrugën e sëlargshme drejt kolltukut kryeministror. Ti nuk e do Shqipërinë hiç si Europa. Dëshminë e parë e dhe kur drejtoje Punët e Brendshme, ku 4 protestues i ngrite ne ajër me burracakërinë tënde ndërsa sot akuzon policinë si dhunuese, kur në vend të snajperëve, gjuan me ujë. Ti që gërthet "Oj Evropë", kur i shërbeje liderit suprem, që pasonte Merkelin për sukseset e tij imagjinare, nuk na afrove me Evropën, por na turpërove, fiks siç bën edhe sot. Duke përgojuar dhe servirur nga kancelaritë e botës imazhe ku e prezanton Shqipërinë si Tanzani, ti që këndon Himnin, ti lideri vizionar opozitar, Ti nuk e do Shqipërinë si Evropa, mjafton që përmend e ke mësuar si parullë. Dhunues në pushtet, dhunues në opozitë. Zjarrvënës i kamotshëm!/dritare.net

















