
Theresa May: 95% e marrëveshjes së Brexit është arritur
Dritare.net

May ka shtuar se kufiri irlandez ishte ende një pikë e rëndësishme përplasjesh.
Mey ka deklaruar më tej se askush nuk ishte i gatshëm të marrë në konsideratë daljen e Britanisë deri në vitin 2022, dhe shtoi se gjithçka duhet të zgjidhej shumë më parë.
Britania e Madhe, e cila do të largohet nga BE më 29 mars 2019, ka rënë dakord më parë për një të ashtuquajtur periudhë tranzicioni që përfundon më 31 dhjetor 2020.
Zonja May u tha deputetëve se mbrojtja e integritetit të Mbretërisë së Bashkuar ishte aq e rëndësishme sa ajo kishte për detyrë të shqyrtonte "çdo zgjidhje të mundshme" për të mbajtur kufirin irlandez të hapur dhe për të mos siguruar barriera të reja mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe./ I.M-Dritare.net

















